Në këtë ditë Krishtlindjeje, në maternitetin “Mbretëresha Gerladinë” në kryeqytet, në orët e para të mëngjesit, erdhi në jetë një djalë i shëndetshëm.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale këtë lajm të bukur duke theksuar se ‘Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël’.

“Në orët e para të 25 Dhjetorit erdhi në jetë bebushi i parë, një djalë i shëndetshëm në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”’, tha Rama.

Qeveria shqiptare do të vazhdojë mbështetjen për fëmijët e porsalindur me bonusin e bebes. Deri tani qeveria ka financuar mbi 145 milionë euro për bebet e porsalindura, ndërsa 22 milionë euro të tjera janë në buxhetin e 2025 për bebet që do të lindin në këtë vit. Nga bonusi i bebes familjet përfitojnë 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 për fëmijën e tretë.

Bebe
Bebe

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: