Pesë persona kanë përfunduar në prangat e policisë së kryeqytetit.

Blutë njoftojnë se re prej tyre janë arrestuar pasi drejtonin makinën nën efektin e alkoolit, ndërsa dy të tjerë shkaktuar aksidente, një prej të cilëve me pasojë vdekjen.

Njoftimi:

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasit:

B.V, 53 vjeç, B.Sh,36 vjeç dhe S.G, 37 vjeçe, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur;

A.Xh, 37 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përfshirë në një përplasje vetëm me dëme materiale;

P.H, 45 vjeç, pasi dyshohet se duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përfshirë në një përplasje me dëme materiale dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit;

K.L, 20 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A.C, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

E.A, 49 vjeç, pasi me datë 23.12.2024, në aksin Vorë-Rinas, është përplasur me mjetin me drejtues Q.H, 45 vjeç, dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb