Imazhi magjepsës i një grumbulli yjor që formon një pemë të Krishtlindjes në univers është publikuar nga NASA.
“Krishtlindjen e kaluar, NASA Chandra X-ray na dha një grup yjor. Këtë vit, pamjet e reja të teleskopit (të kombinuara me të dhënat e Chandra) na dhanë diçka të veçantë”, shkruan NASA në një postim.
Grumbulli yjor NGC 2264, i quajtur gjithashtu ‘Grumbulli i Pemëve të Krishtlindjeve’, është një grup yjesh të rinj – midis një dhe pesë milion vjetësh – i vendosur në galaktikën tonë Rruga e Qumështit, rreth 2500 vite dritë nga Toka.
Këta yje shfaqen në foto si drita blu dhe të bardha dhe janë të rrethuara nga rrotullime gazi – ‘gjilpërat e pishës’ të pemës – ndërsa jeshilja përfaqëson dritën në spektrin e dukshëm.
View this post on Instagram