Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 64-vjeçar në lidhje me aksident të ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku humbi jetën edhe një 39-vjeçar.
Blutë njoftojnë se 64-vjeçari Milto Çuni, duke drejtuar mjetin e tij tip kamion, ka përplasur për vdekje 39-vjeçarin dhe më pas është larguar nga vendngjarja.
Pas disa orë kërkimesh dhe këqyrje të kamerave, Policia identifikoi, kapi dhe arrestoi Çunin.
Njoftimi:
Aksidentoi me pasojë vdekjen një 39-vjeçar dhe u largua nga vendi i ngjarjes bashkë me automjetin, pas disa orësh kërkimesh dhe këqyrje të kamerave, Policia bëri të mundur identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit ” shtetasin M. Ç., 64 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas rreth orës 17:30, të datës 24.12.2024, në lagjen nr 15 Durrës, duke drejtuar automjetin kamion ka përplasur me pasojë vdekjen, shtetasin P. P, 39 vjeç, banues në lagjen nr 15 Durrës, dhe është larguar menjëherë nga vendi i aksidentit bashkë me kamionin që drejtonte.
Pas disa orë kërkimesh dhe këqyrje të kamerave, Policia identifikoi, kapi dhe arrestoi autorin e dyshuar. Si dhe bëri bllokimin e kamionit në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.