Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me shpërthimin e ndodhur në katin e 9 të një pallati ditën e dielë, në rrugën “Sadik Petrela” në Tiranë.
Mësohet se personi që kishte marrë apartamentin me qera, shtetasja E.A, kishte lidhje me Bernard Sinomatin, i cili është xhaxhai i Gëzim Sinomatit, që u vra me snajper në Vlorë në janar të 2024.
Mësohet se në momentin që efektivët policorë mbërritën në apartament, Sinomati ishte larguar.
Ai ende nuk është marrë në pyetje nga policia.
Kujtojmë se Berndard Sinomati njihet për përplasjet me “të fortin” e Vlorës Inez Hajrulla.
(BalkanWeb)