Vedat Muriqi ka përfunduar në qendër të merkatos së janarit. Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës së fundmi përflitet se mund të rikthehet në Stamboll, tek skuadra e Fenerbahçes, me të cilën qendërsulmuesi dardan spikati në sezonin 2019-2020. Aktualisht në La liga me Mallorcan, Muriqi deri më tani ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë edhe 2 asiste.

Sipas “Football Espana”, veterani kërkohet me ngulm nga skuadra e Fenerbahces, të cilët synojnë ta rikthejnë në kampionatin turk. 30-vjeçari e njeh  mjaft mirë kampionatin dhe ambientin e Fenerbahces, 6 sezone më parë, kur ai mbajti veshur fanellën e “kanarinave” të Stambollit, Muriqi zhvilloi një sezon tepër pozitiv, teka arriti të shënonte plotë 15 gola në 32 ndeshje, duke u kthyer edhe në një Benjamin të tifozerisë.

Skuadra turke është e gatshme të derdhë në arkat e Mallorcas plot 10 milionë euro për të siguruar shërbimet e veteranit. Megjithatë skuadra e Mallorcës nuk pritet të heqë dorë kollaj nga Muriqi, ndërkohë nga krahu tjetër vetë sulmuesi sipas mediave turke nuk e përjashton një rikthim në Turqi.

Muriqi Fenerbahce
 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: