Ministri rus i Punëve të Jashtme Sergej Lavrov ka deklaruar se nuk do të jetë e lehtë të zgjidhet konflikti në Ukrainë, por gjithashtu se Moska nuk po ua kthen shpinën negociatave, por pret propozime serioze dhe konkrete.
“Nuk kemi iluzione për lehtësinë e zgjidhjes së situatës në Ukrainë”, tha ministri rus dhe theksoi se fundi i krizës ukrainase lidhet me rregullimin e situatës së sigurisë në mbarë Evropën.
Ai bëri thirrje për punë për një zgjidhje përfundimtare, të plotë, ligjërisht të detyrueshme për situatën në Evropë, përfshirë krizën ukrainase.
Gjithashtu, shtoi ai, Rusia nuk ka iluzione se me ardhjen e Donald Trump në pushtet në SHBA negociatat për Ukrainën do të fillojnë në të njëjtin moment.
Sipas tij, Rusia ishte e gatshme të bënte gjithçka në mënyrë që taksapaguesit perëndimorë “të mos shpenzonin para për bunkerë “.
“Pozicioni i Rusisë është i qartë, ajo nuk vendos kushte, por kërkon që ajo që është rënë dakord të përmbushet disa herë”, theksoi ministri.
“Në Perëndim, ata flasin ekskluzivisht për një armëpushim që do t’i jepte Kievit mundësinë për të rivendosur fuqinë e tij, por Moska nuk do të kënaqej me një armëpushim”, shtoi Lavrov.
Duke folur për rreziqet e përdorimit të armëve bërthamore , Lavrov vuri në dukje se Moska nuk dëshiron të “nxehë çështjen”, por ai theksoi se nuk durimi i Rusisë nuk duhet të testohet kur bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave kombëtare.
“Ata që kanë veshë le të dëgjojnë”, tha Lavrov.