Irani ka vendosur për heqjen e ndalimit të aplikacionit të mesazheve WhatsApp dhe dyqanit të aplikacioneve Google Play.

“U arrit një shumicë pozitive për heqjen e kufizimeve në aksesin në disa platforma të huaja të njohura si WhatsApp dhe Google Play”, tha agjencia zyrtare e lajmeve iraniane IRNA, duke iu referuar përfundimeve të takimit të kryesuar nga kreu i shtetit Massoud Pezeshkiyan.

Ministri i Informacionit dhe Komunikimit i Iranit, Satar Hashemi, tha se masa ishte “hapi i parë në heqjen e kufizimeve të internetit”.

Autoritetet në Teheran kontrollojnë rreptësisht aksesin në internet dhe platformat si Facebook, X (Twitter) dhe YouTube janë të bllokuara në Iran, por qytetarët e vendit me njohuri teknologjike nuk e kanë problem të anashkalojnë ndalimet duke përdorur rrjete private virtuale (VPN), raporton Reuters.

Demonstruesit në Iran, të cilët kanë protestuar kundër autoriteteve të Teheranit në vitet e fundit, kanë përdorur masivisht platforma dhe rrjete sociale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb