Lajme të mira nga infermieria vijnë edhe nga bardhezinjtë e Juventus. Kështu pas lajmeve pozitive për mesfushorin Koopmeiners, duket se janë riaftësuar plotësisht edhe Douglas Luiz dhe Danilo, të cilët pritet të jenë në dispozicion të teknikut Thiago Motta në sfidën e radhës.
Juventus do të përballet këtë fundjavë me Fiorentinën, për javën e 18 të Serisë A, një sfidë që do të jetë tepër speciale për dy ish lojtarët vjollcë, sulmuesit Vlahoviç e Nico Gonzales.