Rikthimet janë gjithmonë të bukura. I tillë është edhe ai i mesfushorit brazilian, Oscar, që pas 14 vitesh, është bashkuar përsëri me Sao Paolon. 33-vjeçari, ka nënshkruar një kontratë me klubin brazilian, për 3 vite.

Sa i takon karrierës së Oscar, ai mbahet mend për periudhën që kaloi te Chelsea, ekip në të cilin u aktivizua për 5 sezone. Gjithashtu, lojtari ka veshur edhe fanellën e Shanghai Port në Kinë.

“Jam i lumtur që rikthehem në Brazil dhe që do të luaj për Sao Paolon, klubi nga ku e nisa! Ju falenderoj për afeksionin e treguar ndaj meje në rrjetet sociale, e do të bëj më të mirën për të arritur suksese”- ishin fjalët e tij të para si lojtar i Sao Paolos.

Prezantimi i tij u bë me një video mjaft interesante në rrjetet sociale.

 


(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb