Beppe Marotta, Presidenti i Inter-it ka bërë analizën e tij për zikaltërit, teksa nuk ka hezituar të flasë edhe për të ardhmen.

“Inter është kthyer të jetë një nga protagonistet më serioze në Europë. Kemi bërë një punë të mirë në përzierjen e lojtarëve të rinj me ata më pak të rinj.

“Inzaghi? Një profesionist i madh dhe një person i zgjuar. Simone ka ardhur pa shumë zhurmë tek Inter-i, pa bërë deklarata të bujshme. Më pas është rritur duke fituar besim në aftësitë e tij. Është një lider shumë i mirë”.

“Në sezonin e ardhshëm do të jemi akoma më konkurrues nëpërmjet lojtarëve më të ri në moshë, por që do të jenë cilësorë dhe profesionistë”.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb