Në vijim të festimeve të Krishtlindjes, Bashkia e Tiranës organizoi një aktivitet argëtues dhe solidar për familjet e fëmijëve që përfitojnë shërbime psikosociale të integruara pranë Qendrës Komunitare të Personave me Aftësi të Kufizuara. Kjo nismë kishte për qëllim promovimin e solidaritetit dhe mbështetjes për njerëzit në nevojë, duke sjellë gëzim dhe ngrohtësi në këtë periudhë festive.

Eventi u zhvillua në ambientet e Qendrës Komunitare, ku mori pjesë edhe Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani. Ajo vlerësoi rëndësinë e krijimit të hapësirave të tilla që forcojnë ndjenjën e komunitetit dhe përkujdesjen për ata që kanë më shumë nevojë. Pas aktiviteteve argëtuese dhe programit festiv, për të pranishmit u shtrua një drekë e ngrohtë dhe festive, e cila krijoi një atmosferë edhe më të veçantë për të bashkuar fëmijët dhe familjet e tyre në këtë moment gëzimi.

  • foto galeri
  • foto galeri

Bashkia e Tiranës ka treguar një vëmendje të vazhdueshme ndaj shtresave më të ndjeshme të shoqërisë, duke sjellë buzëqeshje dhe solidaritet gjatë festave të fundvitit.
Ndërkaq, Bashkia e Tiranës do të ndërtojë qendrën më të madhe në Ballkan për fëmijët e spektrit autik dhe me aftësi të veçanta, duke ofruar një sërë shërbimesh, mes tyre dhe të terapisë dhe logopedisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb