Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova doli në konferencë, para finales së Superkupës së Shqipërisë ndaj Kukësit, takim ky që luhet të enjten.
“Atmosfera është shumë e mirë. Sapo mbyllëm dy fazat e para. Jemi të impenjuar për ndeshjen më Kukësin. Është një finale dhe përgatitjet kanë shkuar shumë mirë. Pavarësisht se çfarë i ka ndodhur kundërshtarit, është një finale dhe impenjimi është maksimal. Finalja duhet fituar. Është një ndeshje për tu luajtur. Luhet për trofe dhe nuk do të ketë asnjë lloj tolerimi. Mendojmë për trofeun e tretë brenda viti. Është diçka e madhe për mua si trajner dhe klubin.