Rodrygo është një nga futbollistët që gjithmonë i ka shprehur dashurinë Real Madridit. Sulmuesi brazilian  ka treguar potencialin e tij sa herë i është dhënë mundësia, ndërsa prej vitesh i ka rezistuar ofertave që vijnë në drejtim të tij.

Sipas mediave, 23-vjeçari i Los Blancos i ka thënë “jo” Manchester Cityt, me klubin  kampion të Premier League që shprehu dëshirën për të hyrë në tratativa. Sipas asaj që shkruhet, vullneti i futbollistit dhe klubit ishte që Rodrygo të qëndronte në Madrid.

Rodrygo ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar 3 asiste, në 15 ndeshje ku është aktivizuar në kampionat në këtë edicion.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb