Një incident i rëndë ka ndodhur rreth orës 14:55 në një pallat në ndërtim në Kamëz. Shtetasi Sh.P., rreth 55 vjeç, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia gjatë punës.

Pas aksidentit, ai është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb