Arinaldo Rrapaj është bashkuar me Kolos Kovalivka. Mesfushori largohet kështu nga Partizani, për të nisur një aventurë të re në Ukrainë.
23-vjeçari spikati në kryeqytet, ku veshi fanellën e të kuqve për disa sezone dhe dha një kontribut të rëndësishëm ndër vite. Në 2024/2025, Rrapaj luajti 16 ndeshje dhe shënoi 5 gola.
Sa i takon akordit me Kolos lojtari firmosi për 3.5 vite, ndërsa do të mbajë mbi supe numrin 99.
“Mesfushori shqiptar Arinaldo Rrapai i është bashkuar Kolos. Ai është një futbollist ofensiv, mund të luajë si numër 9 dhe në krah. Gjatësia e tij është 170 cm, 72 kg. Ai ka lindur më 9 gusht 2001 në qytetin e Vlorës, Shqipëri. Më përpara, Arinaldo ka luajtur për Partizanin për tre sezone dhe në vitin 2023 u shpall si lojtari më i mirë në Shqipëri. Këtë sezon, Rrapaj ka luajtur 15 ndeshje për Partizanin, në të cilat ka shënuar 4 gola dhe ka dhënë 3 asiste. Ai ka luajtur edhe 3 ndeshje në kualifikueset e Ligës së Konferencës 2024/2025. Futbollisti ka luajtur dy ndeshje për ekipin kombëtar të Shqipërisë, 4 ndeshje për ekipin U21 dhe 8 ndeshje për ekipin U19.
Marrëveshja me futbollistin shqiptar zgjat për 3,5 vite. Në Kolos, Rrapaj zgjodhi numrin 99 në fanellë. Ne mirëpresim Arinaldo Rrapajn në klubin tonë, Përpara drejt fitoreve”, shkruhej në njoftimin e klubit ukrainas.
(J.S/BalkanWeb)