Edhe pak kohë na duhet të presim, që presidenti amerikan Donald Trump të marrë zyrtarisht detyrën e kreut të shtetit në SHBA.

Në një lidhje me Skype në News 24 të moderatores Ina Qirjo, gazetari Robert Papa foli për rikthimin e Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë. Papa deklaroi se Trump ngjason shumë me Nixon. Sipas tij, Trump kërkon që të punojë në presidencën e tij të dytë me besnikë.

“Sondazhet tregojnë se 55 përqind e qytetarëve e mbështesin Donald Trump në këtë mandat të dytë të presidencës. Trump ka sulmuar Panamanë, Greonlandën. Ka një ngjashmëri mes Nixon dhe Trump e madje Nixon ka thënë se Donald Trump mund të bëhej president e ashtu ndodhi. Trump kërkon besnikë, madje më tepër se besnikë. Kjo, sepse është zhgënjyer më herët. Kjo qasje mund të ketë edhe pasoja, pasi ai i shikon të tjerët me paranoja. Trump ka afruar figura edhe kandidatë demokratë, por kërkon të drejtojë me dorë të fortë. Nominimet e tij kanë shkaktuar debat, u tërhoq edhe prokurori i përgjithshëm i SHBA. Trump drejton me kaos, sepse është president dhe mund të shkarkojë çdo njeri. Trump kërkon që vartësit mos të kenë të drejtë që të bëjnë politika. I vetmi që është ndryshe prej vartësve është Marco Rubio, Sekretar i Shtetit, që mund të ketë një farë pavarësie. Në nominimet e Donald Trump ka të afërm dhe miliarderë. Në mandatin e parë ka pasur shumë kundërshtarë dhe nuk kalonte dot ligjet që donte ai. Trump kërkon dëbime masive dhe të gjitha do i bëjë me urdhra ekzekutivë, por sistemi është i tillë, që një gjykatës mund të të bllokojë. Trump ka thënë hapur se nuk do të flitet për transgjinorë, por për grua e burrë, kërkon të dënohen ashpër krimet federale”, tha Papa.

Më tej, Papa u shpreh se Trump kërkon të fuqizojë më shumë Amerikën. Ai tha se Donald Trump gjithashtu është kundër ndalimit të Tik Tok.

“Edhe pse Rubio do jetë Sekretar i Shtetit Amerikan, ka dhe njerëz të tjerë që do merren me politikën e jashtme. Është Stiv Miller, që do përçojë politikat e Trump. Nuk dihet sesi do të jetë politika e jashtme e Donald Trump. Trump po shpërblen besnikët e tij në Florida. Trump nervizon aleatët, por ka ndryshim me Biden. Trump thotë se SHBA është si perandori, që kërkon të zgjerohet. Amerika ka blerë dhe më parë tokë, nuk është hera e parë, meqë kërkohet të blihet Greonlanda. Qasja e tij ndaj NATO-s ende nuk dihet. Ka kërkuar 3 përqind të GDP-së për NATO-n për vende anëtare. Trump është kundër ndalimit të Tik Tok. Trump kërkon të fuqizojë më tepër Amerikën. Trump ka adhurim për burrat e fortë, të pushtetshëm, kjo është e vërtetë. Trump ka thënë se duhet të mbajë raport me Putin, sepse Rusia është fuqi bërthamore e si e tillë duhet respektuar. Trump ka të drejtë kur thotë se me të në krye të Shtëpisë së Bardhë, lufta në Ukrainë nuk do kishte ndodhur. Trump i mbetet idesë së pushimit të luftës në Ukrainë”, u shpreh gazetari Papa.

(d.xh-Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb