Sipas të dhënave paraprake, 37 nga pasagjerët ishin shtetas të Azerbajxhanit, gjashtë të Kazakistanit, tre të Kirgistanit dhe 16 të Rusisë.
Mbikëqyrja e aviacionit të Rusisë tha në një deklaratë se informacionet paraprake tregonin se piloti kishte vendosur të bënte një ulje emergjente pasi avioni ishte goditur nga një tufë zogjsh.
Ministria e Situatave të Emergjencave të Kazakistanit tha se ekipet e saj e gjetën avionin në flakë pas mbërritjes në vendngjarje, ndërsa njësitë e shpëtimit e shuanin zjarrin pas mbërritjes. Videoja e rrëzimit tregoi aeroplanin që qarkullonte në mënyrë të çrregullt në aeroportin para rrëzimit. Ndërsa u përplas në tokë, avioni shpërtheu në flakë dhe u nda në dy pjesë. Pjesa përpara e avionit u shkatërrua krejtësisht dhe pasagjerët që ndodheshin aty humbën jetën.
Ndërsa pjesa fundore e avionit nuk u dëmtua dhe pikërisht aty ndodh mrekullia duke iu shpëtuar jetën 32 pasagjerëve, të cilët u evakuan më vonë.
Një grua që iu bashkua përpjekjes së shpëtimit tha për Shërbimin Kazak të Radios Evropa e Lirë se ajo ishte dëshmitare e një skene shkatërruese që e bëri atë të përlotet.
Ajo tha se mes të mbijetuarve kishte njerëz të të gjitha moshave, duke përfshirë burra, gra, adoleshentë dhe një fëmijë të vogël.
“Një vajzë e vogël doli. Ajo më shikoi dhe më tha: ‘Shpëto mamin, mamaja ime është ende atje. Ajo qante dhe lutej, ‘Të lutem shpëtoje, shpëtoje’”, tha ajo.