Roma shpreson se mund të shndërrohet në një klub kompetitiv, duke filluar që nga sezoni i ardhshëm. Kryeqytetasit duan ta nisin ndryshimin nga stoli dhe emri i preferuar është një ekspert.
Sipas asaj që shkruan GDS, Roma sheh trajnerin Carlo Ancelotti si njeriun e duhur për të dërguar skuadrën në nivele të larta.
Ancelotti ka gjasë të largohet nga drejtimi i Real Madrid, diçka që do shtonte akoma më shumë mundësinë për një firmë të mundshme. Klubi i Romës po planifikon t’i ofrojë teknikut një projekt serioz, i cili do ishte tërheqës për ambiciet e tij.
(J.S/BalkanWeb)