Profesori Përparim Kabo, i ftuar në emisionin Open në News 24 foli për botimin e tij për Viktor Hygonë në Bibliotekën Kombëtare Gjermane.

Kabo tha se ekspertët, përfshirë nobelistët i kanë dhënë vlerësim maksimal dhe ndihet tepër krenar.

“Njeriu duhet të realizojë pasionet e tij. Unë nuk e mendoja dot se një punimi im do hynte në Bibliotekën Gjermane, me 6 autorë të njohur, mes të cilëve edhe nobelistë, që e kanë vlerësuar maksimalisht. Ekspertët, përfshirë nobelistë kanë dhënë vlerësim maksimal.

Libri ka shkuar edhe në Bibliotekën e Suedisë. Kjo ka ndodhur që në mars. Biblioteka gjermane ka kontaktuar tre institucione shqiptare dhe vetëm një institucion ka kthyer përgjigje shkurt “Faleminderit shumë””, deklaroi profesor Kabo.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb