Profesor Përparim Kabo, i ftuar në emisionin Open në News 24 komentoi SPAK dhe reformën në drejtësi. Kabo tha se SPAK ka treguar guxim, e gjithashtu edhe GJKKO.

Profesori shtoi se SPAK duhet të rrethojë vilat e të pasurve të vendit dhe t’ju kërkojë pronarëve se si e bënë pasurinë. Gjithashtu, Kabo shtoi se ka dyshime se njerëz që kanë marrë përsipër këtë punë, nuk kanë kapacitetet, moralin, që ta bëjnë atë”.

Përparim Kabo: Unë kam thënë që do ndodhë që të paprekshmit do të preken. Struktura e Posaçme, me gjithë defektet që ka, ka prekur ata që konsideroheshin të paprekshëm. SPAK dhe GJKKO ka treguar kurajo. Nuk është SPAK reforma në drejtësi. Reforma në drejtësi është më komplekse. Pyetja është që kur do mbarojë reformimi, që të kemi drejtësi të re. Apeli në procesin e vettingut ka thënë se vetëm një rast është kthyer nga Strasburgu. Ne kemi nevojë për doktrinë të re juridike. Reforma doktrinarë shtron pyetjen për punën që bëhet tek Magjistratura. Magjistratura është kthyer në shkollë tekticiene.

Si ka mundësi që gjyqtarë e prokurorë që dalin nga Magjistratura dalin të përlyer, porosisin vrasje gazetarësh. Kam një sy kritik, që mos t’i bëjnë gjërat për t’u dukur për ata jashtë. SPAK të rrethojë vilat, dhe t’u kërkojnë pronarëve që të tregojnë me dokumente si kanë bërë paratë. Këtë të bëjë SPAK dhe jo të presin akuzat ndaj njëri-tjetrit. Drejtësia nuk duhet të jetë e vonuar, që të jetë drejtësi. Korrupsioni më i keq është korruptimi i antikorrupsionit. Unë kam dyshimin se njerëz që kanë marrë përsipër këtë punë, nuk kanë kapacitetet, moralin, që ta bëjnë këtë punë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: