Profesori Përparim Kabo, i ftuar në emisionin “Open” në News24 foli për hapjen e kapitujve të Shqipërisë me BE-në. Ai tha se çelja e të gjitha kapitujve për vendin tonë nuk do të jetë e lehtë.

Kabo theksoi se pa SHBA e BE do shkonim llum e llum. Sipas tij, jemi në rrugën e ndryshimit, i cili po ndihet. Profesori deklaroi se në këtë dekadë, klasa aktuale politike do largohet.

Përparim Kabo: Nuk do të jetë e lehtë të mbyllim kapitujt me BE. Unë e shikoj si udhëtim në shkretëtirë. Na duhen eurokratë. Jemi në rrugën e ndryshimit. Por ka probleme vendi edhe me krimin. Nëse territorin e kontrollon krimi e jo policia, zona të tëra në Shqipëri janë në kontroll të bandave, ata përcaktojnë se kush do jetë shefi i policisë, se kush duhet të shkojë tek tenderat publikë, atëherë është problem. Goditja ndaj krimit është një çlirim dhe rruga drejt një demokracie më funksionale.

Në këtë dekadë, kjo klasë politike do largohet. E do largohet kur të mendojnë se ne e fituan edhe një betejë. Këta mendojnë se drejtësia do shtyhet e do shtyhet, do mendojnë se do largohen, por kjo nuk do ndodhë. Po të mos ishte SHBA, BE, llum e më llum do shkonim. Ne nuk kemi nerv proteste, sepse jemi në kushte mbijetese dhe këta njerëz nuk e kanë forcën për të goditur. Është goditur edhe shtresa e mesme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb