Komisariati i Policisë Fier ekzekutoi masat e caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për tre mjekë të Spitalit Fier.

Policia njofton se këta shtetas, dyshohet se kanë neglizhuar trajtimin mjekësor të shtetasit A. Sh., 54 vjeç, dhe si pasojë 54-vjeçari ka humbur jetën më shumë se dy vite më parë.

“Shtetasit:
-B. Dh., 56 vjeç, masa “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”;
-I. Ç., 29 vjeçe, masa “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”;
-K. J., 40 vjeç, masa “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”.
Këta shtetas, me profesion mjekë në spitalin rajonal të Fierit, dyshohet se kanë neglizhuar trajtimin mjekësor të shtetasit A. Sh., 54 vjeç, dhe si pasojë 54-vjeçari ka humbur jetën më datë 03.02.2022″, thuhet në njoftimine policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb