Gazetari i News24, Osman Stafa është paraqitur këtë të enjte në SPAK.

Para pak kohësh Stafa, ka depozituar si kallëzim komunikimet e mjekëve të Onkologjikut, si dëshmi që sipas tij, vërteton mungesën e medikamenteve kimio në këtë spital. Burime konfirmojnë se Stafa, është thirrur në SPAK për këtë çështje.

Sipas pretendimeve të Stafës, mungesa e medikamemteve kimio, me pasoja për pacientët që vuajnë nga kanceri, është e faktuar për 5 vitet e fundit. Dhe kjo, sipas tij, ka shkaktuar dëme në shëndet për pacientët deri në fatalitet.

Gazetari ka qëndruar për rreth 30 minuta në ambjentet e SPAK, dhe pasi ka dalë, nuk ka pasur asnjë komunikim me mediat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb