Kompanitë ruse kanë filluar të përdorin bitcoinin dhe asete të tjera digjitale në pagesat ndërkombëtare.

Duke folur për kanalin shtetëror rus ”Rossiya-24”, ministri rus i Financave, Anton Siluanov, tha se bitcoinat në Rusi mund të përdoren në procesin eksperimental për pagesat ndërkombëtare, pagesa të cilat tashmë kanë filluar.

Siluanov po ashtu bëri thirrje që kjo metodë e pagesës të zhvillohet dhe të zgjerohet më tej.

Derisa nuk ka kufizime për blerjen e kriptomonedhave në Rusi, përdorimi i tyre si një metodë pagese brenda vendit është i ndaluar.

Me dekretin e nënshkruar më 8 gusht nga presidenti rus, Vladimir Putin, u legalizua përdorimi eksperimental i kriptomonedhave në pagesat ndërkombëtare dhe transaksionet në ”Forex”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: