Belind Këlliçi, drejtues politik i PD-së për Tiranën, ishte sot në SPAK ku ka qëndruar për rreth 2 orë, ndërsa është marrë në pyetje nga prokurori Elvin Gokaj.

Pas daljes nga zyrat e SPAK, Këlliçi u shpreh për gazetarët se është pyetur për gjithçka nga diploma e shkollës së mesme, te pasuria, madje edhe për foton me Donald Trump.

“Edukimi im është arma ime më e fortë dhe krenaria më e madhe e jetës sime. Mund të pyesni jo vetëm për shkollën e mesme, por edhe për atë 8 vjeçare.

Nëse keni interes për korrupsionin dhe aferat në Bashkinë e Tiranës, jam krenar që kam denoncuar aferën e inceneratorit dhe 5D”, tha Këlliçi.

E ndërsa u shpreh se lajmi i ditës sot është që Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit në SPAK, Këlliçi tha se thirrja e tij në Prokurorinë Speciale është bërë për tërheqje vëmendjeje.

“Më kanë kërkuar të ruaj sekretin hetimor. Për çdo gjë më kanë pyetur, edhe për foton me Trump, meqë është thënë në media se kam paguar dhjetra mijëra dollarës. Më pyetën për partneren time, megjithëse unë nuk bashkëjetoj me të. Ajo po kujdeset për familjen e saj, por meqë media shkruan se ne jetojmë bashkë, më pyetën edhe për të. Për gjithçka më kanë pyetur”, tha Këlliçi.

Në vijim, Këlliçi u pyet nga gazetarët lidhur me atë që SPAK ka çuar për gjykim në GJKKO dosjen ‘5D’, ndërsa tha se nuk është në dijeni të asaj se çfarë ka bërë Prokuroria Speciale. Gjithsesi, Këlliçi këmbënguli që përgjegjës për 5D është Kryebashkiaku i Tiranës.

“Një titullar institucioni që di edhe sa like, share në FB bën një vartës i tij, si ka mundësi që nuk di se sa po vidhet nga vartësit e tij.

254da05d C683 4c57 82d3 2c652f880df4
254da05d C683 4c57 82d3 2c652f880df4

Mua nuk më gëzon fakti që njerëzit të shkojnë në burgje. Por kush ka shkelur ligjin duhet të përballet me drejtësinë.

Por jam për atë që të mos përdoren mish për top ata që ekzekutojnë vendimet, ndërkohë që ata që urdhërojnë zbatimin nuk i hyn asnjë gjëmb në këmbë.

Nuk mund të mbahen në burg drejtorët e Veliajt se kanë aplikuar skemën e tij dhe Veliaj nuk pyetet”, tha Këlliçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb