Gili dhe Redoni, nënë e bir që u futën si një banor i vetëm në “Big Brother Vip Albania 4”, i kanë dhënë fund kësaj aventure.
Ishte Redoni ai i cili la shtëpinë e më pas Gili ua komunikoi banorëve vendimin.
“Redoni nuk mundet të përballojë izolimin dhe unë dua të vazhdoj me familjen time”, u shpreh Gili.
Egli Tako e cila kishte një raport të afërm me Redonin shpërtheu në lot, ndërsa mërzia u pa edhe tek banorët e tjerë.
(BalkanWeb)