Serxhio Ujka, lojtar i Egnatias dha mendimin e tij pas triumfit 2-0 ndaj Kukësit në   finalen e Supërkupës.

“Shumë i lumtur për golin po më shumë për trofeun se ai vlen. E ke gjithmonë si medalje. Ujka ndihet shumë mirë tek Egnatia. kam gjetur njerëz pozitiv, që duan të ecin përpara. I njoh shumicën prej skuadrave të tjera. Egnatia është për trofe. Ky vit mbaroj, vitin tjetër ngeli të them që do jem Ujka i vërtetë.

Kam 4 muaj tek Egnatia, e ka rritur standardin. Mbetet trofe, edhe pse janë fituar shumë. Kam luajtur një superkupë dhe një kupë me Laçin që nuk e kam fituar”, u shpreh Ujka.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb