Manchester United zhytet thellë në krizë. Skuadra e portugezit Ruben Amorim, nuk sheh dritë jeshile, në fund të tunelit, ku ka hyrë prej javësh e nuk po arrin të dal dot më. Një skuadër e transformuar për keq, pa grint e pa karakter, pëson humbjen e 3 radhazi mes kampionatit e kupës së ligës, si dhe humbjen 4 në 5 javët e fundit. Një krizë pa fund, me Amorim që ende nuk i’a ka gjetur ilaçin e shërimit kësaj skuadre.
Wolverhempton ndërkohë merr fitoren e dytë radhazi në drejtimin e teknikut portugez Pereira. Sfida për “Djajtë e Kuq” u kompromentua, me daljen nga loja të portugezit Bruno Fernandez, i ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë, që në minutën e dytë të pjesës së dytë. Inferioritetin numerik të United e shfrytëzuan maksimalisht vendasit që realizuan dy herë, fillimisht me Cunha, falë një goditje drejtëpërdrejtë nga këndorja, si dhe me kundërsulmin e minutës së fundit shtesë me koreanin Hee-Chan Hwang.
Një humbje që e lë United shumë prapa në renditje, teksa aktualisht ata janë të renditur në vendin e 14 me 22 pikë, ndërsa tekniku Amorim e ka të vështirë të fshehë zhgënjim pas një tjetër humbje të ekipit të tij: “Po përjetojmë një moment të vështirë dhe nuk e dim se sa do zgjasë.Ajo që duhet të bëjmë është të fokusohemi tek ndeshja e radhës. Nuk e kam idenë se kur mund të dalim nga kjo krizë, na duhet të fokusohemi e të stërvitemi çdo ditë, për ta tejkaluar këtë moment”.
Në një krizë që nuk po njeh fund edhe pas ardhjes me shumë bujë të Ruben Amorim, tanimë drejtuesit do të hedhin vështrimin nga merkatoja, aty ku sipas mediave, fillimisht skuadra nga Manchesteri do të shesë, me Rashford e Zirkzee që janë gati me “valixhe në duar”, në pritje për të njohur destinacionin e tyre të radhës dhe më pas do të shikohen alternativat për të forcuar skuadrën. Dëshira më e madhe për repartin ofensiv, mbetet sulmuesi nigerian Victor Osimhen. Sulmuesi është në huazim tek Gallatasaray, nga skuadra e Napolit, e cila do të ishte e gatshme të ulejt në bisedime, që në Janar për të dëgjuar ofertën e anglezëve. Conte pëlqen shumë sulmuesin holandez të United, Joshua Zirkzee, ndaj nuk është për t’u përjashtuar edhe përfshirja e tij në tratativën për Osimhen.