Milwakee Bucks nuk bën dot pa “yllin” e saj Giannis Antetokounmpo, teksa ata zhgënjejnë sërish, duke u mundur 111-105 në fushën e tyre nga Brooklyn Nets. Johnson me 29 pikë ishte vendimtar për miqtë.

Oklahoma vijon të jetë lider në Perëndim, duke fituar sot 120-114 në fushën e Indiana. Alexander Shai me 45 pikë mbetet lideri i skuadrës për Thunder. Kjo ishte edhe fitorja e 9 radhazi për kryesuesit e Konferencës së Perëndimit.

Vijon formën shumë të mirë edhe Houston,  që fitoi jashtë fushe, duke mundur 128-111 New Orleans. Jalen Green me 30 pikë ishte më i miri në fushë.

Ndeshje spektakolare për Memphis, që fitoi 155-126 ndaj Toronto, duke vendosur rekodin sezonal të pikëve të realizuara nga një ekip në një takim. Tetë lojtarë të Memphis realizuan mbi 11 pikë.

Fitore të madhe korri edhe Atlanta, që mundi 141-133 Chicago, sfidë ku Jalen Johnson realizoi 30 pikë e 15 rebound.

Ndërsa Miami fitoi 89-88 në sekondan e fundit ndaj Orlando, ndeshje ku u dallua Tyler Herro me 20 pikë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: