Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka zhvilluar një komunikim me gazetarët ditën e sotme, teksa ka zbuluar se vitin e ardhshëm Shqipëria do të hapë 4 përfaqësi të reja diplomatike.

Hasani tregoi se Shqipëria do të vendosë ambasada në Bosnje-Hercegovinë, Indi, Indonezi dhe Kenia.

Sipas tij këto përfaqësime të reja diplomatike do të ndihmojnë në përfaqësimin e vendit në rajone strategjike si edhe në forcimin e partneriteteve me këto vende.

“Në vitin 2025 hapim ambasada të reja në Bosnje-Hercegovinë, Indi, Indonezi dhe Kenia. Këto përfaqësi do të ndihmojnë në përfaqësimin e Shqipërisë në rajone strategjik e si edhe në forcimin e partneriteteve”, u shpreh Hasani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb