Mundo Deportivo vjen këtë të shtunë me një lajm më të vërtetë të pabesueshëm, pasi sipas të përditshmes spanjolle, Vinicius jr do të largohet nga Real Madrid, me sulmuesin spanjoll që ka vendosur të transferohet te PSG. Gjithnjë sipas Mundo Deportivo, Vinicius jr ka fluturuar në Kinë, aty ku ka firmosur një para kontratë me PSG.

Luis Figo i vendosi në dispozicion një avion privat, me brazilianin që udhëtoi drejtpërdrejtë në Wuhan, aty ku hodhi firmën që do ta mbajnë të lidhur në Paris për 10 vitet e ardhshme.

Mundo
Mundo

Mundo zbulon se një rol shumë përcaktues në këto negociata, mbi të gjitha për të bindur Vinicius jr, ka pasur bashkëkombësi i tij, braziliani Neymar. Vinicius do të mbyll sezonin me Real Madrid për të nisur më pas një aventurë të re në Paris.

E përditshmja spanjolle shton se Vincius do të marrë numrin 7-të, numër që mbante më herët Kylian Mbappe. Kjo shihet edhe si një hakmarrje e sheikun Al Khelaifi ndaj Florentino Perez, me këtë të fundit që i rrëmbeu falas Kylian Mbappe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb