Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu bëri të ditur sot se dy prioritetet kryesore të Forcave të Armatosura, mbeten kapitali njerëzor dhe modernizimi i mjeteve.

Vengu ndau në rrjetet sociale një videomesazh të snajperëve të Forcave Speciale, të cilët kanë tashmë në përdorim snajperin kalibër 12.7 mm, teksa theksoi se kjo armë rrit ndjeshëm kapacitetet dhe aftësitë e Forcave të Armatosura në operacione specifike.

“Snajperi është një rol që kërkon aftësi, shënjestër por edhe armatim modern. Forcat Speciale shqiptare janë pajisur me snajperët e rinj të kalibrit 12.7 mm. Kjo armë përdoret kundër mjeteve të kundërshtarit, që janë të blinduara ose jo dhe kundër prishjes së stacioneve fikse të kundërshtarit”, u shprehën snajperët e Forcave Speciale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb