Të enjten mbrëma, në emisionin “Porta a Porta” të Bruno Vespa në Rai Uno u trajtua tema e kirurgjisë estetike jashtë kufijve të Italisë. Në një material të përgatitur nga gazetarja Simona Decina, KEIT Day Hospital u prezantua si një kompani lider në Shqipëri përsa i përket ndërhyrjeve dhe trajtimeve estetike e cila tërheq pacientë nga e gjithë bota, kryesisht nga Italia. Gazetarja ka bërë një tur në mjediset e këtij spitali ditor ku vë theksin tek standardet dhe cilësia e shërbimit si dhe dëshmon përshtypjet pozitive të pacientëve italianë. “Shumë klinika estetike ekzistojnë në Tiranë, shumë të tjera janë hapur dhe mbyllur, por askush nuk ofron standardet e asaj që ne vizituam”- shprehet Simona Decina referuar KEIT për emisionin “Porta a Porta”.
Por pse italianët zgjedhin KEIT për ndërhyrjet estetike?
Asgjë nuk është e rastësishme se përse pacientët italianë zgjedhin KEIT dhe nuk ka të bëjë aspak me trendin e turizmit estetik. Një nga pacientët e operuar për rimodelimin e hundës, thotë për Rai Uno: “Zgjodha KEIT pasi ma sugjeruan disa miqtë e mi të mbetur të kënaqur nga shërbimi”. Një tjetër paciente e cila ka kryer zvogëlimin e gjoksit shprehet se për të njëjtën ndërhyrje në Itali i kanë kërkuar rreth 8 mijë euro ndërkohë që pranë KEIT e ka kryer me gjysmën e tarifës. Faktori i volitshëm ekonomik si pasojë e taksave më të ulëta në vend, në raport me standardet që ofron KEIT të cilat kapërcejnë dhe ato të strukturave të ngjashme europiane, bën që kjo e fundit të jetë zgjedhja e parë për një pjesë të konsiderueshme të italianëve. Ndaj KEIT ju ofron mundësinë pacientëve italianë dhe jo vetëm, organizimin e të gjithë rrugëtimit sipas të ashtuquajturës Paketa All-inclusive në të cilën përfshihen fluturimet, transfertat aeroportuale, akomodimi në hotel, ndërhyrja, qëndrimi në spital, mjekimet dhe të gjitha kontrollet post-operatore, duke i lehtësuar pacientët nga çdo mendim.
KEIT në fokusin e mediave italiane
Kjo nuk është hera e parë që KEIT tërheq vëmendjen e mediave italiane si ato vizive apo të shkruara. Kujtojmë se vetëm para disa javësh, e përditshmja më e madhe në Itali, Corriere della Sera i ka kushtuar një artikull KEIT duke e cilësuar këtë të fundit si perandori të kirurgjisë estetike. Është i madh numri i gazetave të rëndësishme italiane të cilat ndër vite i kanë bërë jehonë KEIT dhe po njësoj kanalet televizive më të mëdha me emisionet e tyre si: Rai Due në vitin 2017 në emisionin “Nemo – Nessuno Escluso” me Enrico Lucci, “La Vita in Diretta” në vitin 2019 me Lorella Cuccarini, këtë vit “Dritto e Rovescio” në Rete 4 me Paolo Del Debbio dhe “L’aria che tira” në La 7 me Davide Parenzo. Dhe me sa duket emri i KEIT do të vazhdojë të dëgjohet akoma më shumë edhe në mediat e tjera duke promovuar kështu edhe Shqipërinë si një potencial i provuar për të investuar.