Federico Chiesa do të qëndrojë te Liverpool. Konfirmimi ka ardhur nga agjenti i sulmuesit italian, Fali Ramadani.

“Liverpool nuk ka arsye të heqë dorë nga lojtari. Federico mbetet te Liverpool dhe po kërkon mundësinë për të luajtur në të ardhmen. Kjo është ajo që mund të konfirmoj tani”- tha ai.

Chiesa po has vështirësi në sezonin e parë në “Anflied”, i kushtëzuar nga forma e dobët fizike dhe dëmtimet.  Në Premier League, ai ka luajtur vetëm në një ndeshje.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb