Ali Al-Azaizeh është në radarët e Partizanit. Zërat vijnë nga Jordania e largët për talentin 20-vjeçar.
Klubi i Al Ramtha zotëron kartonin e sulmuesit dhe këtë muaj do vendoset gjithçka. Për të janë përfolur po ashtu oferta nga Bahrein dhe Iraku. Madje Al-Khaldija u shfaq si klubi që ishte gati për huazimin.
Pikërisht huazimi deri në fund të sezonit me të drejtë blerje është dhe opsioni i mundshëm për Partizanin.
Këtë sezon Ali Al-Azaizeh ka shkëlqyer në Jordani. Sulmuesi ka shënuar 5 gola si dhe ka asistuar 3 të tjerë në 10 ndeshje të luajtur në kampionat, ndërsa Al Ramtha mban vendin e tretë.