Cristian Shpendi mund të ndërrojë mjedis, teksa skuadrat që ndjekin sulmuesin shqiptar janë të shumta. Së fundmi, në garë është futur edhe një klub tjetër.
Bëhet fjalë për Dinamo Zagrebin, me trajnerin e ri të skuadrës, Fabio Cannavaro që kërkon në skuadër një sulmues që mund të bëjë diferencën në repartin e avancuar.
Sipas asaj që shkruan “Sportske Novotsi”, akordi duket i vështirë, pasi konkurrenca është e madhe.
Shpendi është golashënuesi më i mirë i Serie B me 10 gola te Cesena. Do të jetë vetë Cristian Shpendi që do marrë vendimin për të ardhmen e tij, me alternativat që janë të shumta, duke nisur që nga klube të Serie A dhe duke përfunduar te mundësia për një kalim te kroatët e Dinamos së Zagrebit.
(J.S/BalkanWeb)