Barcelona nuk “qëndron duarkryq”. Nesër klubi katalanas do të bëjë një tjetër përpjekje për të siguruar regjistrimin e Dani Olmo dhe Pau Victor, pas refuzimit nga RFEF dhe LaLiga.

Me këtë rast, Blaugranët do të bëjnë një kërkesë paraprake te Këshilli Superior i Sporteve (KSD), por sipas asaj që shkruajnë mediat, situata vështirë se mund të ndryshojë kah.

Për më tepër, LaLiga, e cila menaxhon dhënien e licencave, ka një qëndrim të qartë për këtë çështje dhe nuk duket e gatshme të bëjë hapa prapa. Marrëveshja me Federatën thotë se LaLiga duhet së pari të lëshojë miratimin për licencat dhe RFEF (Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll) nuk mund të bëjë diçka të tillë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb