Inter dhe Milan do të përballen në orën 20.00, në finalen e Superkupës së Italisë. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet, me trajnerin Inzaghi dhe homologun Conceicao që kanë vendosur për titullarët.

Zikaltërit e nisin me Sommer, përpara tij janë të vendosur në mbrojtje Bisseck, De Vrij, Bastoni dhe Dumfries. Në mesfushë janë Barella, Calhanoglu dhe Mkhitaryan ndërsa sulmuesi përbëhet nga Taremi dhe Lautaro.

Te kuqezinjtë në portë Maignan, sakaq në mbrojtje janë Royal, Thiaw, Tomori dhe Theo Hernandez. Organika e mesfushës duket mjaft e pasur me Musah, Fofana e Reijnders. Në sulm kanë detyrë të vështirë Jimenez, Pulisic e Morata.

Formacionet:

Inter (3-5-2): Sommer; Bisseck, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Taremi, Lautaro.

Milan (4-4-1-1): Maignan; Royal, Thiaw, Tomori, Theo Hernandez; Musah, Fofana, Reijnders, Jimenez; Pulisic; Morata.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb