Elbasani përforcohet në merkato. Klubi i Superiores ka nënshkruar me mbrojtësin që vjen nga Lituania, Sigitas Olberkis. Lajmi është bërë publik nga Elbasani nëpërmjet postimeve në kanalet zyrtare.
Olberkis ka luajtur së fundmi në kampionatin e Lituanisë, ku ka mbajtur veshur fanellën e Siauliai. Më herët, ai është aktivizuar në Maltë për Senglea dhe Dalkurd në Suedi.
Debutimi i 27-vjeçarit me Elbasanin mund të vijë në ndeshjen e kampionatit, ndaj Teutës, sfidë e programuar me 11 janar.
(J.S/BalkanWeb)