Sa u përket afrimeve, te Partizani nuk ka ndonjë të re apo zhvillim zyrtar në lidhje me afrimet. Gazeta ka arritur të mësojë se klubi i kuq po ndjek një sulmues arab dhe po këmbëngul për afrimin e tij gjatë këtij muaji.

Fakti që operacioni është në zhvillim e sipër bën që në klub ta fshehin me fanatizëm emrin e tij, ndoshta për ta zbuluar në një moment kur transferimi do të ishte më i sigurt. Mbetet për tu parë se çfarë do të rezervojë e ardhmja, teksa për tu shënuar është edhe fakti se nuk ka ndonjë zhvillim sa i përket transferimeve “big” që klubi po tenton të bëjë.

Flitet shumë në korridore për afrimet e mundshme të Xhixhës dhe Hasanit, por deri më tani nuk ka pasur ndonjë lëvizje kuptimplotë që i afron sulmuesit me “demat”. Ndoshta ditët në vijim do të jenë me të frytshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb