Zendaya ndezi thashethemet për një fejesë me Tom Holland në Golden Globe 2025 me një unazë diamanti në gishtin e saj. Aktorja e “Euphoria”-s u pa duke treguar unazë ndërsa po shijonte ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Pas shfaqjes së yllit të “Challengers” në tapetin e kuq me një unazë diamanti në gishtin e fejesës, fansat filluan të spekulonin për një fejesë të mundshme të aktores.
Zendaya, e nominuar për performancën më të mirë nga një aktore femër në një film muzikor ose komedi, mori pjesë në ceremoninë e çmimeve me një fustan magjepsës të personalizuar ngjyrë portokalli nga Louis Vuitton dhe këpucë në ngjyrë dhe teksturë të ngjashme.
Edhe këtë herë, pamja u stilua nga bashkëpunëtori i gjatë i aktores 28-vjeçare dhe kurator i imazhit të saj, Law Roach.
Aktorja e plotësoi pamjen me bizhuteri që binin mjaft në sy duke e bërë atë rrezëllitëse.
Megjithatë, vëmendjen e fansave më shumë se çdo gjë tjetër e mori unaza në dorën e majtë të saj.
“A është ajo një unazë fejesë?!?”, pyeti një përdorues në komentet e një videoje në “Instagram”.
“Unaza ?,” shkroi një komentues tjetër në një postim tjetër.
Unaza mban një diamant të madh në një rreth floriri të hollë.
Burime pranë Zendaya dhe Tom Holland nuk kanë dhënë ende përgjigje mbi të tilla aludime, siç raporton “People”.
Zendaya dhe Holland, 28 vjeç, janë në një histori dashurie që nga viti 2021 dhe kanë punuar së bashku në “Spider-Man: Homecoming” të vitit 2017 dhe “Spider-Man: No Way Home” të vitit 2021.