Në podcastin “Luarasi” në drejtimin e Denisa Kele u diskutua për trajnimin profesional. Afrim Osmani, pedagog i Universitetit “Luarasi” shpjegoi rëndësinë e trajnimit profesional, përgatitjen e tregut të punës dhe hapësirën që i jepet formimit profesional në Shqipëri.
“Shkollimi Universitar është i domosdoshëm, pjesa klasike, pa të cilin nuk mund të ngremë shtyllat e duhura për të kuptuar gjithçka tjetër që do të mund të ecim më vonë. Por problemi është se një shkollim universitar nuk është i mjaftueshëm për sfidat reale të biznesit, të të gjitha llojeve të pozicioneve ku do të punojmë. Profesione të caktuara mendojnë që kanë përgatitje tërësisht akadmike, por të gjitha llojet e pozicioneve do të duhet të dinë t’i drejtohen tregut, kolegut ose pacientit. Të gjitha këto lloj komunikimesh do të duhet të bëhen në mënyrë profesionale dhe me përditësimet e tregut në të gjitha kohët”, tha Osmani
Por sa të rëndësishme janë trajnimet profesionale për zhvillimin e fuqisë punëtore në vendin tonë?
“Nëse ti nuk mund të ndërtosh një raport ndërpersonal në ekip, ti nuk je personi i duhur për ta bërë atë profesionl. Le të marrim mjekun, do të mund të funksionojë në treg, me pacientin, të kuptojë marketingun, kanalet e komunikimit me pacientit, modelet e duhura financiare të funksionimit të procesit… Edhe një profesion si ky do t’i duhet ecja në këto disiplina dhe i rëndësishëm është përditësimi që duhet të kemi me të gjitha rejat e teknologjisë dhe profesioneve”, shtoi ai.
Universiteti Luarasi zhvillon trajnime, dhe më i rëndësishmi është ai për sigurinë kibernetike, por do të futen edhe trajnime të tjera profesionale. A duhet edhe universitetet të kenë më shumë trajnime profesionale? Pedagogu Osmani thekson se universitetet duhet t’i japin studentit dijen e nevojshme që ta përdorë në të ardhme dhe për këtë në ndihmë vjen trajnimi profesional.
“Universitetet e kanë më të nevojshme se kurrë qasjen për trajnimet profesionale dhe me akademinë profesionale. Nëse studentit nuk ia japim dijen që ai ta dijë se ku do ta përdorë këtë dije, ai nuk do të jetë i nevojshëm ta marrë. S’duhet të bëjmë shpesh fajtor studentin. Ai kërkon që ti t’ia marrësh vëmendjen dhe që ai nesër ta përdorë në praktikë. Ai do t’i japë përgjigje pyetjes se ku do të mundet ta përdorë gjithë këtë libër. Kompetencën e formojnë trajnimet profesionale. Gjithsecili nga ne ka një dije, di shumë mirë të përdorë pajisje të caktuara, por në momentin kur nuk e përdor në praktikë nuk krijon një kompetencë. Kjo vjen nga trajnimet profesionale”, vijoi Osmani.
Si vlerësohen trajnimet profesionale nga institucionet publike në Shqipëri?
“Shoh një orientim të qartë të administratës publike drejt trajnimeve profesionale. Kemi aftësi të buta dhe aftësi të forta. Janë aftësitë financiare, teknike, konkrete, të gjitha këto janë aftësitë e forta. Por aftësitë e buta janë shumë të rëndësishme që të dalim nga confort zona, të dimë si të funksionojmë në ekipe, duhet të funksionojmë duke patur parasysh qëndrimin final. Aftësinë e fortë mund ta bëjmë të suksesshme. Por është shumë e rëndësishme që të fitojmë aftësitë e buta, të dimë si të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, si të punojmë në ekipe dhe në momentin që i gërshtojmë të dyja, aftësinë e fortë mund ta bëjmë të suksesshme dhe të jemi në treg njerëzit e duhur. Pikërisht trajnimet profesionale na vijnë në ndihmë për ta bërë një gjë të tillë.
Të gjithë sektorët kanë nevojë për trajnime profesionale. Mësuesia p.sh është një profesion që të bën të humbasësh motivin për punën sepse për shumë kohë t’i bën të njëjtën gjë. T’i humbet dëshirën për profesionin sepse nuk të kthehet pas ajo që t’i jep. Por nga ana tjetër ndoshta edhe ti vetë ke një problem, sepse duhet të update-ohesh. Ka universitete që nuk kanë kurrikula digjitale, janë ende me tipin e vjetër të marketingut. Dalin nga gara. Ne mund të kemi marketing shumë të mirë, gazetarë shumë të mirë, por nëse një model financiar nuk funksionon, ty të rrëzohet i gjithë sistemi”, vijoi ai.
Por sa i rëndësishëm është për tregun e punës trajnimi profesional?
Ka disa persona që në auditore bëjnë trajnim, sjellin modele të vjetra ose teorike. Ka raste që edhe nëpër trajnime, disa njerëz e zhvlerësojnë, por trajnimi duhet të zgjidhë problemin e tij kryesor, përdorimi dhe sjellja e dijes në mënyrën si të bëhet në praktikë. Kërkon dije të mirë teorike të atij që bën trajnimin, por tjetri duhet ta kuptojë se ku do e përdorë në praktikë. Ne jemi të nevojshëm për tregun. Këtë gjë do të duhej ta bëjë sikurse e zgjidh Harvard dhe universitete të tjera shumë të njohura në botë, ka që shkojnë në trajnime për drejtues në Harvard, trajnime menaxheriale të të gjitha niveleve. Një universitet bën trajnime edhe për sfidat e menaxherit. Ne do të duhet që edhe universitetet tona ta shohin në sy këtë lloj sfide dhe ta kuptojnë. Nëse biznesi kupton se ka hyrë në një udhëkryq dhe kjo është e dukshme, sepse nëse s’do ishin tenderat dhe një treg tjetër, një pjesë e madhe e biznesit sot do kishte rënë dhe do ishte shumë në nevojë. Shteti ka hapur një drejtim për shkollat profesionale por duhet të jetë më i vëmendshëm për aftësitë që krijohen në treg”, tha më tej Osmani.
(BalkanWeb)