Në emisionin Open në News 24 u diskutua për masën e sigurisë “detyrim paraqitje” të dhënë nga SPAK për kreun e PD Sali Berisha.

Kreu i LZHK Dashamir Shehi deklaroi se procesi ndaj Berishës nuk duhet të zgjasë pa fund. Lubonja deklaroi se SPAK nuk vepron njësoj si me qeverinë dhe me opozitën.

Dashamir Shehi: Për mua Berishën duhet ta lirojnë. Është një figurë politike e rëndësishme për Shqipërinë. Nëse ka zullume për sqarim, të sqarohet kur të vijë dita e gjyqit. S’mund të merremi në mënyrë permanente me këtë çështje. Kjo punë duhet të mbyllet me gjyq. Nëse merremi me këtë punë, sërish Berisha do shajë SPAK. Ose ka fakte dhe kjo punë mbyllet ose zvarritja me personazhe politike nuk ka vlerë. Kur liruan Berishën ka qenë gjëja më e mirë, ky zotëri ka vulën e partisë. Ne duhet të vijojmë aktivitetin tonë. Kjo situatë i intereson dhe Ramës.

Fatos Lubonja: Ngjarja sot ka qenë ai dokumenti që doli sot, sipas të cilit ishte si kundërpërgjigje ndaj SPAK. SPAK nuk vepron ndaj kësaj çështje, ku përmendet Taulant Balla. SPAK duhet të veprojë edhe për krimin elektoral.  Berisha është mësuar me një mendësi, që ai është në krye dhe ai bën gjithçka. Unë e shikoj SPAK-un si më kompleks, vepron ndryshe me politikanët në qeveri dhe ata në opozitë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb