Avokati Gylsen Zhllima, i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24 tha se në Shqipëri ndodh fenomeni që nuk pranohet lehtë divorci. Ai iu bëri thirrjeve kryesisht burrave, duke thënë se “gruaja nuk është pronë”.

Zhllima deklaroi se partneri/partnerja duhet të mirëkuptojë, në rastet kur ka divorc dhe një marrëdhënie nuk ka më kuptim. Ai deklaroi se në raste të konflikteve civile për kujdestarinë e fëmijës, qytetarët duhet t’i drejtohen avokatit e jo menjëherë policisë.

Avokati: Gruaja nuk është pronë. Burri duhet të sillet gjithmonë mirë, qoftë nga pikëpamja ligjore, qoftë nga pikëpamja morale. Partneri ose partnerja duhet të kuptojë që nëse një marrëdhënie ka mbaruar, ka mbaruar, nuk ka përse të ketë “forcime”. Patjetër ka raste, kur gratë marrin fëmijët dhe nuk lejojnë palën tjetër t’i takojë. Por, ekzistojnë anë ligjore, për të kërkuar të drejta.

Kur ka probleme me mbajtjen e fëmijëve, nuk shkohet direkt tek policia për problem civil. Në rast se keni probleme me kujdestarinë e fëmijës, duhet të kontaktoni me avokatin tuaj. Pra, jo gjithmonë tek policia për konflikte civile.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: