Policia në Shkodër ka arrestuar një 56-vjeçar, që lëvizte i armatosur me kallashnikov, si dhe thikë. I prangosuri është Agim Curraj.

“Në fshatin “Vrakë”, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A.C., dhe gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov me krëhër me municion luftarak dhe  një mjet prerës (thikë).

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e qëllimit që 56 vjecari lëvizte i armatosur”, njofton policia.

Shkodër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Parandalimi”

Qarkullonte i armatosur me kallashnikov dhe thikë, falë informacionit të siguruar nga inteligjenca policore dhe ndërhyrjes në kohë  arrestohet 56-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov  së bashku me një krehër dhe municion luftarak dhe mjet prerës (thikë).

Shërbimet e Komisariatit te Policisë Shkodër, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën policore, se një shtetas qarkullonte me armë zjarri, kanë organizuar punën  për kapjen e tij.

Si rezlutat i veprimeve të shpejta operacionale u kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. C., 56 vjeç, banues në fshatin Leporosh.

Në fshatin “Vrakë”, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin A.C., dhe gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov me krëhër me municion luftarak dhe  një mjet prerës (thikë).

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë për zbardhjen e qëllimit që 56 vjecari lëvizte i armatosur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: