Disa ditë më parë, persona të maskuar dhe të armatosur qëlluan me sende të forta Adriatik Roshin, në një berberhane në zonën e ish-Doganës në Tiranë.
BalkanWeb ka siguruar pamjet e dhunës barbare të ushtruar ndaj Roshit. Siç shikohet në pamje, personat e pajisur me leva e sëpata godasin pa mëshirë të riun.
Adriatik Roshi vijon të jetë në reanimacion në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore. Ai ka marrë dëmtime në pjesën e kokës dhe në gjymtyrë. Hetuesit e komisariatit nr. 3 në kryeqytet, pasi këqyrën kamerat e sigurisë, kanë ndaluar dy persona Gani Koçeku dhe Ledio Tusha.
Për ta marrë në pyetje lidhur me rrethanat e ngjarjes policia po punon edhe për ndalimin Tur Kocekut si person që mund të ketë dijeni për ngjarjen. Ndërkohë personat e shpallur në kërkim janë shtetasit Ronald Koçeku, Luçiano Koçeku, Dino Koçeku dhe Gëzim Koçeku.
(BalkanWeb)