Elon Musk hap një front të ri sulmesh edhe me Kanadanë, duke iu përgjigjur agresivisht deklaratës së Justin Trudeau, i cili hodhi poshtë kategorikisht axhendën e promovuar nga Donald Trump, për ta bërë vendin e tij shtetin e 51-të të SHBA-së.

Në deklaratën e e tij Justin Trudeau, tha se Kanadaja nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së. Por Elon Musk përdori argumentet morale negative, duke dashur të degradojë kryeministrin kanadez.

“Vajzë, ti nuk je më guvernator i Kanadasë, kështu që nuk ka rëndësi se çfarë thua,” i është përgjigjur ai në postimin e tij në X, duke dashur ta barazojë atë me një guvernator të një shteti amerikan dhe të minimizojë fjalët e tij, teksa ai njoftoi dorëheqjen nga kryeministria.

Elon Musk Trudeau Vajze
Elon Musk Trudeau Vajze

Nga ana tjetër Justin Trudeau theksoi ndër të tjera se “nuk ka as më të voglin mundësi që Kanadaja të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara. Punëtorët dhe komunitetet në të dyja vendet tona përfitojnë nga të qenit partneri më i madh tregtar dhe i sigurisë i njëri-tjetrit”.

Përgjigja e Elon Musk vjen pas sfidave të shumta të Donald Trump, i cili menjëherë pas shpalljes së dorëheqjes të Trudeau, përsëriti komentin se Kanadaja u bë shteti i 51-të, ndërsa më pas publikoi hartat ku kufijtë e dy vendeve janë zhdukur.

Trump Postimi
Trump Postimi

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb