Newcastle ka arritur të fitojë përballjen e parë me Arsenal, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Ligës.
Bardhezinjtë arritën të fitonin 0-2, në aktin e pare të gjysmëfinales, duke patur një avantazh të konsiderueshëm në sfidën e kthimit.
Sfida ishte e qetë, me ekuilibrin që u prish në minutën e 37. Sulmuesi suedez Isak përfitoi nga një passim i saktë dhe brenda zones nuk fali vendasit për gjetur golin e avantazhit. Të besuarit e Mikel Artetës nuk marrin veten, pasi me fillimin e pjesës së dytë ndëshkohen sërish. Një aksion I shpejtë nga e djathta, ku Isak sërish protagonist me një goditje potente diagonal me të djathtën detyron portierin spanjoll Raya të devijoi topin, por aty ishte Gordon që përfiton duke shtyrë lehtësisht topin drejt rrjetës.
Arsenal u mundua të reagojë menjëherë. Në minutën e 57 Haverts, pati një shans mjaft të pastër për të rihapur ndeshjen, teksa me kokë nga fare pranë gabon duke mos u koordinuar saktë.
Përfundimisht Arsenal zhgënjen, me finalen e Kupës së Ligës që tashmë pas kësaj humbje është më larg se kurrë.
“Me një këmbë në finale” dhe “Arsenal i shtangur”, ishin disa nga titujt kryesore të tabloidëve britanikë, që komentuan suksesin e Newcastle ndaj “Topçinjve”.
Londinezët do të synojnë kualifikimin në ndeshjen e kthimit, që do mbahet me 5 shkurt. Çifti tjetër gjysmëfinalist është Tottenham-Liverpool, me aktin e parë që mbahet të mërkurën.