Sipas ministrit polak të Çështjeve Digjitale, njëherësh zv.kryeministrit Krzysztof Gawkowski, Rusia ka një njësi të posaçme kibernetike që vë në shënjestër Poloninë.
“Asnjë vend i BE-së nuk përballet me më shumë sulme ruse online sesa Polonia, siç demonstrohet me më shumë se 80 mijë sulme kibernetike nga janari deri në tetor të vitit 2024”, tha Gawkowski.
Siç raportojnë mediat lokale,ministri theksoi se Kremlini gjithashtu synon të ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale të Polonisë që janë planifikuar për në muajin maj.
Duke theksuar financimin gjithëpërfshirës të ndarë për t’i qëndruar ballë luftës kibernetike të Rusisë dhe për një qendër të re të posaçme koordinimi, Gawkowski argumentoi se Polonia ka marrë hapat e nevojshme për të mbrojtur hapësirën e saj kibernetike.
BalkanWeb